Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
Kryebashkiaku i Nju Jorkut akuzohet për sulm seksual në vitin 1993 < ALB UK News

ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij 12 hours ago
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit 12 hours ago
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese 14 hours ago
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri 15 hours ago
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina 15 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kryebashkiaku i Nju Jorkut akuzohet për sulm seksual në vitin 1993

albnews by albnews
24 November, 2023
in Bota
0
Kryebashkiaku i Nju Jorkut akuzohet për sulm seksual në vitin 1993
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një grua akuzoi të mërkurën kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams për sulm seksual dhe vepra të tjera të përfshira në një dosje të dorëzuar në gjykatë, duke pretenduar se ato ndodhën në vitin 1993 ndërsa të dy punonin për qytetin e Nju Jorkut.

Një zëdhënës i zotit Adams i mohoi akuzat, duke thënë se kryebashkiaku nuk e njeh personin, që ka ngritur akuzat dhe nuk mban mend ta ketë takuar atë.

RelatedPosts

Dronët dhe AI tronditin rendin global të industrisë së mbrojtjes

Gjermania raporton shpërthim të gripit të shpendëve

Komisioni Evropian bën marrëveshje tregtare me Meksikën dhe bllokun e Amerikës së Jugut

Akuza ndaj zotit Adams është pjesë e një vale padish të paraqitura këtë javë kundër figurave publike, në bazë të një Ligji për Viktimat të shtetit të Nju Jorkut, përpara skadimit të një afati të posaçëm njëvjeçar për ngritje të këtyre llojeve të akuzave për krime që kanë ndodhur shumë kohë më parë. Ligji lejon që padi të tilla të ngrihen në gjykatë përtej afatit ligjor.

Dosja e gjykatës së shtetit të Nju Jorkut me akuzat kundër zotit Adams, një ish-oficer policie, nuk ofroi detaje specifike për atë që ka ndodhur, por aty thuhet se: “Natyra e këtij veprimi është sulm seksual, dhunë dhe punësim në bazë të gjinisë së paditësit, hakmarrje, ambient armiqësor pune dhe shkaktim i qëllimshëm shqetësimi emocional.”

Në padinë, e dorëzuar të mërkurën vonë, e cilë është parë nga agjencia e lajmeve Reuters, kërkohet dëshpërblim prej të paktën 5 milionë dollarësh dhe përmendet qyteti i Nju Jorkut, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, Shoqata e Gardianëve të Departamentit të Policisë, një organizatë vëllazërore që përfaqëson oficerët me ngjyrë dhe tre persona të panjohur.

Departamenti i policisë dhe Shoqata e Gardianëve nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment të enjten.

“Kryebashkiaku nuk e di se kush është ky person. Nëse ata janë takuar ndonjëherë, ai nuk e mban mend atë. Por ai kurrë nuk do të bënte gjëra për të dëmtuar fizikisht një person tjetër dhe mohon me forcë çdo pretendim të tillë”, tha një zëdhënës i Bashkisë në një email.

Akuzat ndaj kryebashkiakut Adams pasojnë disa probleme të tjera ligjore me të cilat po ndeshet ai.

Më 6 nëntor, FBI-ja sekuestroi dy telefonat dhe iPAD-in e zotit Adams në kuadër të një hetimi, që sipas lajmit të bërë publik nga gazeta New York Times kishte të bënte me financim të paligjshëm nga qeveria turke të fushatës së zotit Adams në zgjedhjet e vitit 2021. Lidhur me këtë, avokati i zotit Adams ka thënë se kryebashkiaku po bashkëpunonte në kuadër të një hetimi, pa bërë të ditur se për çfarë bëhej fjalë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

3 September, 2025
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

3 September, 2025
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

3 September, 2025
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result