Ben Blushi me 144 km në orë, policia e gjobit me 300 mijë lekë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ben Blushi është gjobitur nga Policia, me një gjobë të majme. Kjo, pasi ai është kapur duke udhëtuar me gati 150 km në orë, në një zonë që shpejtësia e lejuar ishte 90 km në orë.

Me date 24.11.2023, nga Seksioni i Sigurisë se Autostradës Milot-Morine, ne KM 113.7, te autostradës Milot-Morine, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë, nga shpejtësimatësi është konstatuar automjeti me targe AA 876 UA, i cili po udhëtonte ne shpejtësi 144 km/orë. Pasi është ndaluar dhe i është komunikuar kundërvajtja administrative, drejtuesi i automjetit me targe AA 876 UA, shtetasi Ben Blushi, referuar nenit 127 pika 3.1, e Kodit Rrugor, ka dhënë pëlqimin për pagesën e një shume qe është sa dyfishi i maksimumit te masës administrative te parashikuar për normën e shkelur, konkretisht 30  000 lek te rinj si dhe masën plotësuese te zbritjes 5 pike nga leja e drejtimit.’- njofton policia.

Gjobën e ka konfirmuar edhe vetë Blushi në një postim në rrjetet sociale! Por shpejtësi të lartë është ndaluar edhe në Kosovë, pasi ishte me 129 km në or, ku shpejtësia e lejuar ishte 110. Sipas tij atje nuk e gjobitën me para, por e shleu gjobën me 2 libra të tij.

Share This Article