Përkeqësohet moti në Durrës, vonesa në nisjen e trageteve. kujdes me daljen në det!

albnews
By
1 Min Read

Përkeqësimi i kushteve te motit ka sjellë probleme në portin e Durrësit. Për shkak të reshjeve dhe shiut dhe erës se fortë është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e Mallrave Gjenerale, ndërsa në terminalin e kontenjerve vazhdon normalisht.

Përsa i përket Trageteve, situata hidro-meteorologjike në Adriatik nuk mundëson nisjen  në orar (22.00)  nga Bari dhe Durrësi.

Imbarkimi i kamioneve dhe pasagjerëve nga Durrësi pritet të ndodhë normalisht, por nisja me shumë mundësi do të bëhet në orët e para të së dielës.

Pasagjerët dhe shoferët janë njoftuar nga linjat përkatëse për këtë vonesë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare iu ka bërë thirrje pronarëve të mjeteve te vogla lundruese që të marrin masa për postimin e tyre, për të shmangur incidentet në kushtet e përkeqësimit te motit.

Share This Article