Bashkia e Tiranës “mbulohet” me zemra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe këtë vit Shën Valentini do të vijë ndryshe në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Dhjetëra zemra të kuqe janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët. Kjo ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë, të të gjitha moshave, të cilët e kanë kthyer atë në një vend ideal për të patur foto si kujtim për këtë ditë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply