Një meteorit ka goditur Strasburgun në mëngjes, duke shkatërruar një makinë të parkuar.
Nga goditja u krijua një vrimë rreth 50 centimetra në çatinë e makinës dhe më pas u gjet “një objekt me përmasat e një arre.
“Pas inspektimit mjeko-ligjor dyshojmë se bëhet fjalë për rënien e një trupi yjor”, shkruajnë zjarrfikësit e rajonit të Renit të Poshtëm në raportin pas kontrolleve.
Policia shkencore po punon tani për analiza të mëtejshme për të verifikuar përbërjen e trupit qiellor.