Lajmi se Lionel Messi tradhtoi të dashurën e tij, Antonella Roccuzzo, ka rënë si një “bombë” në showbiz. Çifti konsiderohej si një nga më të pëlqyerit në fushën e sportit, por tashmë ata po shkojnë drejt ndarjes.
Siç zbulon një raport i “Directo do Miolo”, pas 15 vitesh martesë, superylli argjentinas dyshohet se ka tradhtuar gruan dhe nënën e tre fëmijëve të tij, me një gazetare të njohur që mbulon kombëtaren e Argjentinës.
Ajo është Sophie Martines , e cila madje ka foto dhe video në Instagramin e saj ku shihet me Messin. Mediat braziliane pohojnë se çifti është në prag të divorcit për shkak të saj. Me origjinë nga Argjentina, Sophie Martinez është një gazetare sportive e cila u bë virale për herë të parë në Kupën e Botës FIFA 2022, kur tha disa fjalë emocionale për Lionel Messin pas daljes së Argjentinës në finale.
“Edhe pse të gjithë duam të fitojmë Kupën, dua të them se përtej rezultatit, ka diçka që askush nuk do t’jua heqë kurrë. Ti ke kaluar nëpër të gjithë argjentinasit”, i tha ai lojtarit
30-vjeçarja ka pasur gjithmonë një dashuri të madhe për futbollin, ndërsa prej vitesh është një fanse e madhe e Messit. Kur mbaroi shkollën, vendosi të studionte drejtësi në Universitetin e Buenos Aires, por kuptoi se nuk ishte fusha që i interesonte vërtet. Më pas, ajo provoi studimet për Shkenca Politike, por pati të njëjtin rezultat.