ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme 12 hours ago
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin 12 hours ago
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit 12 hours ago
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos 12 hours ago
Negociatat për paqe-Erdogan: Putin dhe Zelensky nuk janë ende gati për t’u takuar mes tyre 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Kur e zbulova, tavani më ra mbi kokë”- Rrëfimi i babait shqiptar për gazetën britanike: Im bir la Universitetin për të punuar në një fermë kanabisi në Angli

albnews by albnews
26 November, 2023
in Albania, UK
0
“Kur e zbulova, tavani më ra mbi kokë”- Rrëfimi i babait shqiptar për gazetën britanike: Im bir la Universitetin për të punuar në një fermë kanabisi në Angli
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E përditshmja britanike “Daily Express” ka kryer një sërë intervistash në Shqipëri me qytetarë të cilët historia i lidh ngushtë me emigrimin e të rinjve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Së fundmi ajo ka publikuar një intervistë me një baba shqiptar, i cili me zemër të thyer përshkruan ankthin që ndjen pasi djali i tij la diplomën e universitetit për të shkuar e për të punuar në një fermë droge në Mbretërinë e Bashkuar.

RelatedPosts

Shpikjet teknologjike të Ramës që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë

U raportua si i zhdukur, gjendet i vdekur në Spanjë, Miklovan Danaj

Në kërkim nga Gjermania/ Serbi arrestohet në Morinë, po tentonte të hynte në Shqipëri

Gazeta britanike ka vendosur ta quajë babain shqiptar të intervistuar “Eduard” për të mos zbuluar identitetin e tij të vërtetë.

Në rrëfimin e tij ai tregon se fillimisht, i biri e gënjeu sa i takon asaj që do të bënte në Britani.

“Do punoj ndoshta në një restorant sepse di Anglisht”, i tha ai të atit, “e pastaj të shohim si shkon”.

Ishte një vendim i rëndësishëm. I biri po hiqte dorë nga universiteti në Shqipëri, kur i kishte mbetur vetëm një vit për të përfunduar nga dega e Ekonomikut.

“Im bir nuk fliste kurrë për gjëra të tilla, nuk ishte në qëllimet e tij. Vetëm kur papritur një ditë tha se donte të largohej”, shpjegon i ati në një intervistë ekskluzive për britaniken Express.

Një moment që kishte mbërritur në Francë, i riu rrëfeu të vërtetën; po kalonte Kanalin me varkë të vogël për të punuar në një fermë kanabisi në Angli.

“Kur e zbulova ishte tepër vonë, më ra tavani mbi kokë”, tregon Eduardi duke ulur kokën, e me sytë më lot.

“Më tha se i duhej puna për të bërë para. Më tha se nëse e mbaron universitetin këtu nuk përbën ndryshim, pasi mund të punosh vetëm si kamarier”.

“Në Shqipëri nëse do të gjesh një punë të mirë, të duhen njohje, ose duhet të paguash para për të kapur vendin e punës. Kështu funksionojnë gjërat për shkak të korrupsionit”, thotë Eduardi.

Ndonëse i dinte vështirësitë, kjo nuk e bëri më të lehtë që të pranonte vendimin e të birit

“Trembem sa herë dëgjoj një histori nga Londra, vetëm aty më rri mendja”, vijon ai, teksa rrëfen disa prej historive që ka dëgjuar.

“Disa po punonin në një nga këto fermat e drogës dhe papritur një natë disa njerëz u përpoqën të futeshin brenda. Ishte tmerr, ata po i vrisnin. Kam dëgjuar po ashtu sesi kur policia bastis banesat, punëtorët duhet të dalin jashtë dhe disa flenë rrugëve. Ndaj i kam thënë tim biri gjatë gjithë kohës se nuk është punë për të, por ai vijon të më thotë se i duhet pak kohë, sa të bëjë ca para”.

Eduardi e telefonon të birin çdo ditë, ndërkohë që i riu kujdeset për një sasi të madhe bimësh kanabisi. Por biseda nuk është kurrë e lehtë.

“Më thotë se nuk mund të flasë shumë me mua në telefon sepse nuk do që të dëgjohet nga fqinjët. Do të heshtë për shkak të punës”, thotë Eduardi.

Si pjesa më e madhe e punëtorëve nëpër fermat e kanabisit, i riu shkoi në Mbretërinë e Bashkuar me varkë. Rruga e futi në borxhe me trafikantët, ndonëse babai i tij thotë se tanimë e ka shlyer borxhin.

Ai fajëson mediat sociale si nxitëse për interesin e papritur të të birit për këtë lloj pune.

“Mendoj se u influencua nga mediat sociale, ose njerëzit. Është influenca e miqve të tij sepse ata i dërgonin gjatë gjithë kohës mesazhe duke i thënë hajde këtu, puno me ne dhe bëj para”.

Ky prind i shqetësuar di të paktën 3-4 raste të familjeve të tjera, djemtë e të cilëve ende pa mbushur 18 vjeç kanë udhëtuar drejtë Britanisë për të punuar në fermat e kanabisit, shkruan Express.

Duke ditur se i biri ka ngecur në një punë të jashtëligjshme në një tokë të largët, ai ka frikë për jetën e tij, gjatë gjithë kohës.

“I kam kërkuar të kthehet në shtëpi, sepse ndoshta një ditë mund të vritet nga ata që mund t’u futen në shtëpi. Vijoj t’i përsëris që të ndryshojë mënyrën sesi e sheh jetën dhe punën”, rrëfeu më tej babai shqiptar për median britanike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

2 September, 2025
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin

Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin

2 September, 2025
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

2 September, 2025
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

2 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result