Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi të ishte. Supersfida e javës së 14-të të Premier League, Manchester City-Tottenham është mbyllur me rezultatin 3 me 3, me të dyja skuadrat që sulmuan papushim portën e njëra-tjetrës, duke dhuruar spektakël për të pranishmit në mitikun “Etihad”.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2 me 1, me “fantazistin” koreano-jugor, Son Heung-Min, i cili gjeti portën kundërshtare, që në minutën e 6’-të të sfidës dhe vetëm 3 minuta më vonë gabon, duke e çuar topin sërish në rrjetës, por kësaj radhe në portën e tij, për të barazuar shifrat në 1 me 1. Mirëpo, pjesa e parë nuk u mbyll me kaq, me “yllin” anglez, Phil Foden, që ndëshkon portierin Vicario në minutën e 31’-të për të përmbysur gjithçka në “Etihad”.
Në fraksionin e dytë të lojës u shënuan edhe plot tre gola të tjerë, ku për miqtë shënuan Lo Celso e Dejan Kulusevski, në minutat 69’ e 90’, ndërsa për vendasit golin e barazimit e shënoi anësori i sulmit, Jack Grealish, në minutën e 81’-të, duke e mbyllur, në rezultatin 3 me 3, këtë përballje “magjike”.
Përsa i përket renditjes në tabelës, Manchester City mbetet në vendin e 3-të të renditjes, me 30 pikë, 1 pikë më pak se Liverpool i vendit të 2-të, ndërsa skuadra e Tottenham ngjitet në vendin e 5-të, me 37 pikë, duke qëndruar 2 pikë pas zonës Champions, ku në vendin e 4-t pozicionohet skuadra e Aston Villa.
SHIKONI GOLAT: