ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 1 hour ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 1 hour ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Parandalimi i dhunës ndaj vajzave dhe grave / Ministrja Koçiu: Vrasja tronditëse e Liridona Murselit në Kosovë, na kujton se sa shumë punë duhet të bëjmë për shoqërinë

albnews by albnews
4 December, 2023
in Albania
0
Parandalimi i dhunës ndaj vajzave dhe grave / Ministrja Koçiu: Vrasja tronditëse e Liridona Murselit në Kosovë, na kujton se sa shumë punë duhet të bëjmë për shoqërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në aktivitetin ndërgjegjësues, “Investo për të parandaluar dhunën ndaj vajzave dhe grave”, organizuar sot në Vlorë nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra”.

Në këtë aktivitet në kuadër të fushatës 16 ditore të luftës kundër dhunës ndaj vajzave e grave, merrnin pjesë zv. Ministrja e Brendshme, Romina Kuko, ai i Drejtësisë, Klajdi Karameta, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muçaj, Shefja e Bashkëpunimit Suedez për Zhvillim, Petra Burcher, Shefi i Zyrës së Agjencisë Austriake të Zhvillimit në Tiranë, David Muckenhuber, Drejtuesja e UN Women në Shqipëri Michele Ribotta, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Në nisje të fjalës së saj, Ministrja Koçiu u ndal te ngjarja tronditëse që ndodhi në Kosovë pak ditë më parë, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli.

“Vrasja tronditëse më e fundit e ndodhur në Kosovë, ajo e Liridona Murselit na kujton për fat të keq se sa shumë punë duhet të bëjmë për shoqërinë tone, për të çrrënjosur këtë fenomen”, theksoi ministrja.

Koçiu u shpreh se “për dhunën ndaj gruas nuk ka asnjë justifikim! Nuk kishte dje, nuk ka sot dhe nuk do të ketë kurrë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qeveria shqiptare, të gjithë aktorët do të vijojmë të bëjmë akoma më shumë për të mbështetur dhe për të forcuar rolin e gruas në shoqëri”.

Më tej, Ministrja Koçiu tha se qeveria shqiptare dhe MSHMS do vazhdojnë të mbështesin financiarisht programet e mbrojtjes sociale.
“Me buxhetin e vitit 2024, MSHMS qeveria shqiptare vazhdon të investojë në mbështetje të mbrojtjes sociale, dhe programeve të mbrojtjes sociale. Është një buxhet prej 300 milionë lekësh i cili është në dispozicion pikërisht për të mbështetur, gratë viktima të dhunës dhe abuzimit, shtresat në nevojë, gratë nëna me fëmijë të vegjël dhe padiskutim edhe personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit e vetmuar dhe gjithë ato kategori që kanë nevojë për mbështetje nga shteti”, – deklaroi Koçiu.

Gjithashtu, ministrja vuri në dukje se “me fondin social të vënë në dispozicion ne kemi rreth 34 shërbime të specializuara që ofrohen për gratë e trafikuara, gratë pjesë e dhunës dhe abuzimit”.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se: “është e patolerueshme dhuna ndaj grave dhe vajzave, dhe fëmijëve. Duhet të jemi të bashkuar në promovimin e vlerave dhe në pjesën sesi do t’i mbështesim që të bëhemi një zë”.

Në përfundim të këtij aktiviteti, të pranishmit dhanë mesazhet e tyre ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në “Murin e Solidarizimit”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result