Uglesha Jarediç, ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, është njëri nga 20 personat që hyjnë në listën e të kërkuarve nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.
Edhe Jarediç ka emrin në listë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, Uglesha Jarediç, është identifikuar në mesin e personave që ishte i përfshirë në rastin e Banjskës.
Në një dokument që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës, emri i Jarediçit përmendet si i përfshirë në këtë rast.
Për të dokumentuar përfshirjen e tij Ministria ka përdorur një fotografi ku Jarediç shihet në një makinë bashkë me dy persona të tjerë.