Tërmeti në Shqipëri, 4000 persona të akomoduar në hotele, 6500 në çadra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria mbajti mbledhjen e 7 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në mungesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili merr pjesë në saminitin e NATO-s që mbahet në Londër, drejtimin e mbledhjes e mori zv-kryeministri Braçe.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i cili është personi i plotfuqishëm i kordinimit të operacioneve tha se vazhdojnë ndihmat nga Turqia, Mali i Zo, Kroacia etj.

“Çdo ditë po vijnë ekspertë nga jashtë të cilët po u bashkohen grupeve në terren. 4000 persona të akomoduar në hotele dhe 2054 në palestra. 6500 persona janë akomoduar në çadra dhe 390 në banesa sociale. 36 shkolla janë me dëme të rënda 4 në Tiranë. 12 ndërtues janë të gatshëm për të rindërtuar”, tha Çuçi.

Share This Article