Dy nga viktimat e tragjedisë rrugore që ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali, janë shtetas shqiptarë.
Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMË Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.
Sakaq, polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena edhe trupat e viktimave, dy djem me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.
Viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.