Nxënësit e Shkollës “ISP” duke bashkëpunuar me nxënësit e shkollave “Mehmet Akif” në Lipjan, Prizren dhe Gjakovë, mblodhën fonde dhe ndihma për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri.
Ndihmën dhe kontributin e tyre e dhanë gjithashtu dhe prindërit e këtyre nxënësve në bashkëpunim me “Këshillin e Prindërve” që është në shkollën ISP.
Prindër, drejtorë dhe mësues të këtyre shkollave, u nisën drejt Shqipërisë për shpërndarjen e këtyre ndihmave dhe gjithashtu për të ndarë sadopak këtë dhimbje me atdhetarët e tyre.
Njëri prej prindërve nga Gjakova ofroi kamion për transportin e këtyre ndihmave. Takimi me këta persona dhe gjendja e tyre i preku të gjithë. Anëtarët e Këshillit të Prindërve, ftuan në Prishtinë njërën nga familjet e cila u ishte shkatërruar shtëpia në këtë fatkeqësi. Ata i premtuan kësaj familje strehim dhe të gjitha shpenzimet për kohën që do të qëndrojnë këtu.
“Disa nga shkollat tona ofruan ndjekjen e shkollimit për dy fëmijët nga kjo familje. Klubi i bamirësisë vazhdon akoma aktivitetin e grumbullimit të ndihmave për këto familje. Të gjithë shpresojmë që çdo gjë të ketë mbaruar dhe të bëhet edhe më mirë”, njofton “ISP”.