Deputetët e Rithemelimit vijojnë sot skenarin e kaosit në Kuvend. Garda ndodhet në hyrje të Kuvendit dhe nuk lejon deputetët e përjashtuar të Rithemelimit tentojnë të hyjnë me forcë. Kjo ka shkaktuar dhe përplasje fizike mes disa deputetëve dhe gardës. Jashtë janë dhe deputetë të cilët nuk janë përjashtuar, si Dash Sula, i cili majde tentoi të hynte në kuvend duke hipur mbi kokat e garditëve për të arritur tek hyrja.
Ndërkohë Flamur Noka tërheq me forcë një gardist dhe ka thyer xhamin e derës së jashtme.
Sot pritet edhe miratimi i rregullores së re, ku deputetët që krijojnë kaos rrezikojnë përjashtim me 2 muaj.
Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.