KiE nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, vjen reagimi i menjëhershëm i Zelenskyt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli Evropian vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, thuhet në një postim të presidentit të këtij organi, Charles Michel.

Gjithashtu Michel thotë se Këshilli Evropian i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Këshilli i Evropës i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.

Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkruan ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Kjo është një fitore për Ukrainën. Një fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon”, shkruan ai.

Share This Article