Zbardhet një dëshmi nga sulmi i rëndë që ndodhi dje në një universitet në Pragë, ku një i ri vrau 14 persona dhe plagosi rreth 30 të tjerë. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë u bë dhe një çift grek, që ndodhin me pushime në Pragë.
Antonis Angelidis, tregoi se kishin kaluar pranë vendit të krimit, ndërsa pa bashkë me gruan skenën e rëndë.
“Pak më parë kishim kaluar pikërisht aty ku ndodhi ngjarja. Kaluam me makinë, parkuam pikërisht atje dhe ecëm disa metra larg dhe u ngjitëm deri në kështjellën e qytetit të vjetër ku pamë të gjithë incidentit. Menjëherë njerëzit filluan të vrapojnë në panik. Filluam të dëgjojmë sirena dhe ambulanca”, tha Angelidis për ERT.
Angelidis tha se në rrugët e Pragës kishte trafik shumë të kufizuar. “Kemi parë kudo policë me makina patrullimi, të cilët i orientonin njerëzit në drejtime të ndryshme.”, pohoi ai.