Ish-analisti i CIA-s, Peter Schroeder, tha se SHBA-ja mund të jetë duke nënvlerësuar mundësinë e një e një lufte bërthamore midis Rusisë dhe NATO-s.
“Në fakt ka shumë pak gjasa që presidenti rus, Vladimir Putin të përdorë një armë bërthamore në Ukrainë, por është e mundur që ai të shkojë drejt përdorimit të një arme të tillë kundër NATO-s”, tha Schroeder në një artikull për Foreign Affairs.
“Kur Putin i bën thirrje arsenalit të tij, ai nuk po përpiqet të paralajmërojë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Përkundrazi, retorika e tij është krijuar për të kërcënuar vetë NATO-n”, shtoi ai.
Sipas Schroeder, për dallim nga Perëndimi, Putini mund të mos ketë frikë nga një përplasje e mundshme bërthamore, dhe se është i gatshëm të nis një të tillë për të mbrojtur interesat e tij në Ukrainë.
Por, këto akuza për një sulm të mundshëm ndaj NATO-s u hodhën poshtë nga vetë lideri rus, Vladimir Putin, raporton Yahoonews.
“Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik e ushtarak, për të luftuar me vendet e NATO-s”, tha Putin në një intervistë televizive.
Gjithashtu, mundësitë për një luftë bërthamore i ka minimizuar edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
Peter Schroeder ka kaluar gati dy dekada duke punuar në çështjet që lidhen me Rusinë. Gjithashtu, ai ka punuar në ambasadën amerikane në Moskë, dhe në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës.