Amnistia, Rrumbullaku letër ministrit të Drejtësisë: T’u merren mostrat e ADN-së, gati të sigurojmë grupe ekspertësh

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia do t’iu merret një kampion biologjik, me qëllim ndërtimin e një profili gjenetik ADN-je. Sipas gazetares Klodiana Lala, kështu thuhet në një shkresë që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

 Me shkresën me numër 10359/ 2 protokoll datë 24 nëntor 2023, drejtuar Ministrisë së Drejtesisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Rrumbullaku kërkon bashkëpunimin e këtyre institucioneve me qëllim marrjen e kampionëve për cdo të dënuar apo të paraburgosur që përfiton nga amnistia, përpara se këta të fundit të lenë qelitë.

“Duke qenë se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, është duke u planifikuar një skemë amnistie, është i nevojshëm bashkëpunimi për marrjen e mostrave të AND-së të të burgosurve që do të përfitojnë nga kjo amnisti në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit”, thuhet ne kerkesen e kreut të Policisë së Shtetit. Drejtuesi madhor i policise shpreh gatishmërinë për të siguruar grupe ekspertësh dhe tamponë për të bërë të mundur realizimin e këtij procesi. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet t’ua përcjellë këtë shkresë institucioneve të vuatjes së dënimit në të gjithë vendin, me qëllim që procesi të përfundojë përpara se të nisë zbatimi i amnistisë nga e cila parashikohet te perfitojne 600 te denuar apo paraburgosur.

Profili i AND-së është provë shkencore e pakundërshtueshme fajësie për persona që kryejnë një vepër penale dhe mund të lënë një gjurmë biologjike në vendin e ngjarjes. Posedimi i një database të AND-së në kartotekën e policisë së shtetit ndihmon këtë të fundit të krahasoje profilet gjenetike dhe mbi bazën e tyre identifikimin e autorëve të dyshuara të veprave të rënda penale.

Share This Article