Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehet se çmime e ushqimeve kanë pësuar rritje në këtë prag festash.
Sipas saj, ndërsa qeveria pasurohet, mbështetja për qytetarët është zero, duke bërë dhe krahasimin me Kosovën.
“Çmimet në stratosferë për festa, qeveria pasurohet, mbështetja për qytetarët mbetet zero! Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje të jashtëzakoshme duke pamundësuar festat për shqiptarët. Për pensionistët u dha një bonus qesharak prej 5 mijë lekësh, i cili nuk sjell pothuajse asgjë në tryezën e festës. Çmimet e shportës janë rritur me 30-40%, gjeli i detit ka shkuar 12 mijë, ndërsa bonusi mbetet njësoj prej të paktēn 15 vitesh.
Ndërkohë që:
59 për qind e shpenzimeve mujore të pensionistëve shkojnë për ushqim
Pensioni mesatar në Shqipëri është 39% më i ulët se në rajon
Ndërkohë, Kosova me buxhetin 2 fish me të vogël se të Shqipërisë jep:
100 euro për pensionistët
100 euro për fëmijët
Subvencione për ngrohjen gjatë dimrit
Këtu dallohet një qeveri e përgjegjshme që mbështet qytetarët nga qeveria e inceneratorëve dhe PPP-ve që prioritet të vetëm ka xhepat e saj e të klientëve të vet”, shprehet ajo.