Garda Civile e Valencias në Spanjë, në kuadër të operacionit “GROWN”, ka çmontuar një grup kriminal të dedikuar për kultivimin e kanabisit në natyrë në provincat Castellón dhe Valencia. Operacioni filloi në fillim të tetorit kur agjentët morën dijeni për ekzistencën e një plantacioni kanabisi në natyrë në komunën e Algar de Palancia.
Në hetimet e para u konstatua se bëhej fjalë për një plantacion kanabisi “GUERRILLA”, domethënë ishte fshehur në vende të thella malore. Për ta mirëmbajtur atë përdornin pompa motorike me të cilat nxirrnin ujin nga një degë natyrore pranë plantacioneve. Ky ujë kanalizohej dhe çohej në zonën më të lartë të plantacionit, duke përdorur zorrë deri në mbushjen e pellgjeve që ishin ndërtuar më parë duke shpuar në tokë dhe duke i mbuluar me pëlhurë. Si rezultat i punës hetimore, agjentët operativë zbuluan praninë e një grupi njerëzish të vendosur në një komunë të Castellón, të cilët kishin krijuar një rrjet në të cilin kultivonin plantacione nga 2000 deri në 3000 bimë.
Ndërsa hetimi po vazhdonte, agjentët verifikuan se si brenda grupit kishte një drejtues, i cili ishte përgjegjës për shpërndarjen e detyrave apo roleve. Prandaj, pjesa tjetër e grupit ishte e strukturuar në mënyrë perfekte ku secili anëtar kishte rolin e tij të caktuar (kultivimi, ruajtja, përgatitja, shitja, etj.).
Njerëzit që ishin përgjegjës për kultivimin dhe ruajtjen kishin bërë kampe në të cilat jetonin me tenda, pellgje uji dhe një dhomë ngrënie për të qenë në gjendje të kujdeseshin dhe të monitoronin plantacionin. Përveç kësaj, ata kishin instaluar tregues volumetrikë në të gjithë plantacionin për t’u alarmuar për praninë e palëve të treta. Anëtarët e tjerë të grupit ishin përgjegjës për t’i furnizuar me gjithçka që u nevojitej për të mbijetuar në male. Ata lejoheshin vetëm për disa minuta për të mbledhur furnizimet e tyre dhe për të dorëzuar afërsisht 6 kilogramë qese me marihuanë.
Më në fund, operacioni kulmoi me hetimin e 1 personi dhe arrestimin e 7 të tjerëve nga mosha 30 deri në 43 vjeç, të gjithë me kombësi shqiptare, të akuzuar për “krim kundër shëndetit publik”, “falsifikim dokumentesh”, “grup kriminal” dhe “sulm ndaj autoritetit”. Në kontrollet e kryera në Oropesa de Mar, Villanueva de Alcolea dhe Fanzara u sekuestruan 500 kg marijuanë, 3 pompa uji, një gjenerator elektrik dhe mjete të shumta për paketimin e drogës me vlerë rreth 6500 euro. Janë gjetur edhe mjete pastrimi për një armë 9 mm.