Bashkimi Evropian nuk guxon t’i harrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse edhe qytetarët e atyre shteteve meritojnë kushte më të mira dhe standart më të lartë jetësor, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalim në panelin “Zgjerimi i BE-së – premtim i paplotësuar – çka tani?” në suaza të konferencës “Dialogjet ballkanike”, që mbahet në kryeqytetin gjerman Berlin.
“Do të dëshiroja të përkujtoj se nga gjashtë vendet e rajonit, Mali i Zi dhe Serbia tashmë me vite, përkatësisht shumë gjatë, negociojnë, dy vende, përkatësisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me vite prapa presin të marrin datë për fillim të negociatave, ndërsa dy të tjerat Bosnja e Hercegovinën dhe Kosovën, askush nuk i përmend”, theksoi presidenti Pendarovski.
Sipas tij për këto arsye qytetarët e vendeve të rajonit ngadalë fillojnë të humbin shpresë se do t’i ndjejmë përfitimet dhe vlerat e anëtarësimit në Union.
“Ata dyshohen se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë në situatë të njëjtë siç është Turqia”, shtoi Pendarovski.
Siç kumtoi kabineti i tij, Pendarovski në fjalim e përsëriti qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është kundër metodologjisë së re për zgjerimin e Bashkimit Evropian, as nuk është kundër kthyeshmërisë së procesit nëse një vend dukshëm ngec gjatë negociatave me Unionin.
Pendarovski theksoi se Bashkimi Evropian nuk i nevojitet vendit tonë vetëm për shkak të qasjes drejt tregut të përbashkët, por para se gjithash për shkak të vlerave politike dhe demokratike të cilat i ka dhe të cilat praktikohen në vendet-anëtare të BE-së.
“Vlerat e njëjta, për fat të keq, nuk janë në nivel të kënaqshëm, as në Maqedoninë e Veriut, as në vendet tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Pendarovski.
Në lidhje me bisedat mes Serbisë dhe Kosovës, presidenti Pendarovski theksoi se pret kjo çështje të mbyllet me “involvim aktiv të miqve tanë perëndimor, përkatësisht SHBA-ja dhe BE-ja”, citohet në kumtesë.