Ngjarje e rëndë në Maqedoni, sherri për parkimin përfundon me tre viktima dhe një të plagosur

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çellopek, Tetovë, ku kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe një tjetër është plagosur.

Dyshohet se konflikti mes personave kanë nisur për një vend parkimi.

Sipas mediave maqedonase, dyshohet se personat janë të afërm dhe kanë pasur edhe më herët mosmarrëveshje.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Share This Article