Pas ndryshimit të qeverisë, Polonia ka marrë një paradhënie prej 5 miliardë eurosh (5,6 miliardë dollarë) nga programi i ndihmës së BE-së për koronavirusin, e bllokuar prej kohësh.
“Transferta e parë evropiane tashmë në llogarinë e shtetit polak! Mbi 20 miliardë zloty! Ashtu siç u premtua”, shkroi sot në rrjetin social X, kryeministri i ri Donald Tusk në rrjetin social X.
“Paratë janë të destinuara për zgjerimin e energjive të rinovueshme në Poloni”, tha ministrja për Zhvillimin Rajonal Katarzyna Pełczyńska-Nałęcz.
Komisioni Evropian më parë kishte pezulluar fondin për Poloninë për shkak se qeveria nacional-konservatore kishte minuar sistemin gjyqësor.
Gjatë fushatës zgjedhore, Tusk u premtoi polakëve një rivendosje të marrëdhënieve miqësoreme Brukselin për të liruar ndihmën e bllokuar.
Ish-kryeministri Mateusz Morawiecki, nga partia nacional-konservatore PiS, e hodhi poshtë transferimin. Morawiecki, i cili u largua nga detyra në mes të dhjetorit, tha në X se vendimi i ministrave të Financave të BE-së për të paguar fondet ishte marrë përpara se Tusk të merrte detyrën.
Lëshimi i fondeve shihet në Bruksel si një votë besimi ndaj koalicionit tripalësh pro-evropian të Tusk.
Megjithatë, qeveria e re duhet të tërheqë reformat e diskutueshme në drejtësi. Përndryshe, Polonia do të duhet të paguajë paradhënien.