Vajza e Paul Walker, Meadow, u divorcua nga burri i saj pas dy vitesh martesë. Ajo dhe Louis Thornton Allan u martuan në një plazh në Republikën Domenikane në tetor 2021. Deri më tani, arsyeja e ndarjes së tyre nuk është zbuluar.
Me një postim në llogarinë personale në Instagram, vajza e protagonistit të ndjerë të “Fast & Furious” ka bërë të ditur vendimin që ka marrë me bashkëshortin.
Madje ajo ka shpjeguar se ky vendim është marrë bashkërisht. “Pas tre viteve të mrekullueshme martesë, ne kemi rënë dakord të ndahemi miqësisht”, ka shkruar ajo.
Meadow më pas shtoi: “Ky vendim u mor bashkërisht dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi. Ne kemi dashuri dhe respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin”