Hamasi ka deklaruar së fundmi se nuk do të lirojë asnjë nga pengjet izraelite, nëse Izraeli nuk ndalon tërësisht sulmet ushtarake në Gaza.
“Nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve apo negociata që zhvillohen nën sulmet e Izraelit”, ka theksuar grupi palestinez.
Po ashtu, organizata e militantëve komentoi edhe teoritë për menaxhimin dhe rimëkëmbjen e Gazës pas përfundimit të luftës, duke deklaruar se kjo është një “çështje e brendshme dhe vendoset vetëm nga një lidership palestinez që përfaqëson të gjithë popullin”.