• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Automjetet me targa të Republikës së Kosovës lëvizin lirshëm në Serbi. Petkoviç: E morëm këtë vendim “për të ndihmuar serbët”

Automjetet me targa të Republikës së Kosovës lëvizin lirshëm në Serbi. Petkoviç: E morëm këtë vendim “për të ndihmuar serbët”

by albnews
1 January, 2024
in Kosova
0
42
VIEWS

Që nga e hëna e 1 janarit, makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë. Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të vitit 2023 të Qeverisë serbe. Siç kishte thënë paraprakisht shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, Qeveria e Serbisë mori këtë vendim “për të ndihmuar serbët nga Kosova”.

Para mediave, ai ka deklaruar se vendimi është një shtysë shtesë për nismën “Ballkani i Hapur”, që sipas Petkoviqit ua lehtëson jetën serbëve në Kosovë, pasi ata kryesisht përdorin pikëkalimet administrative.

Vendimi i Qeverisë serbe për të njohur makinat me targa RKS u mor pasi serbët që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, gjerësisht zëvendësuan me RKS targat KS të lëshuara nga UNMIK-u, por edhe targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë që ishin me akronime serbe për qytetet e Kosovës. Petkoviq tha se nuk është sekret që 99 për qind e serbëve në Kosovë kanë targa RKS, sepse kjo është mënyra e vetme për të lëvizur nëpër Kosovë.

“Ato po ashtu përdoren nga klerikët e Dioqezës Rashkë-Prizren për të arritur deri te faltoret dhe besimtarët”, tha Petkoviq, duke shtuar se me këtë vendim, Qeveria serbe nuk hoqi dorë nga vendimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi një ditë më parë se vendimi për lëvizjen e lirë të makinave me targa RKS nëpër Serbi “ka shmangur gracka dhe rreziqe të mëdha” për shtetin e tij.

Vuçiq po ashtu deklaroi se nga ky vendim do të përfitojë populli serb dhe Serbia në tërësi. Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor i vitit 2023, 3.405 qytetarë kanë konvertuar targat serbe në ato RKS, kryesisht në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje më 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Makinat ishin lejuar të kalonin, ndërkaq targat ishin mbuluar me letra ngjitëse. Para praktikës së letrave ngjitëse, automjetet me targa RKS detyroheshin të merrnin targa provuese në kufirin me Serbinë, që vlenin 60 ditë dhe kushtonin 5 euro. Por, më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, që detyroi edhe shoferët nga Serbia ta kalonin të njëjtën procedurë për të hyrë në Kosovë.

Por, kjo masë nxiti pakënaqësi në mesin e popullatës serbe në Kosovë, të cilët bllokuan rrugët që çonin në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Për të ulur tensionet, me ndërmjetësimin e bllokut, më 30 shtator 2021, u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Kjo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve. 

Previous Post

Ministrja Koçiu viziton bebet e para të vitit 2024: Sihana dhe Amar, qofshin bekimi i këtij fillimviti

Next Post

Gjermani/ Çfarë do të ndryshojë për qytetarët në vitin 2024?

albnews

albnews

Related Posts

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë
Albania

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë

7 June, 2025
Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë
Albania

Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë

6 June, 2025
Next Post
Gjermani/ Çfarë do të ndryshojë për qytetarët në vitin 2024?

Gjermani/ Çfarë do të ndryshojë për qytetarët në vitin 2024?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM