Qindra mbështetës të kryetarit të PD-së, Sali Berisha janë mbledhur poshtë banesës së tij, duke përshëndetur atë.
Mbështetësit e mbledhur tek banesa e kryetarit të opoizitës, i ka përshëndetur edhe vajza e kreut te PD, Argita Malltezi-Berisha.
Ajo pasi i takoi personalisht mbështetësit, në një prononcim për mediat, u shpreh se, ‘asnjë diktator nuk i përballet dot, shpirtit tuaj të lirë. Ky është vetëm fillimi dhe kjo është beteja që ju do ta fitoni’.
Ju falënderoj shumë për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj në këto ditë të para të vitit të ri.
Përshëndes anëtarët e departamentit të Brain Gain, që e nisën vitin e ri, sikundër dhe ju në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit.
Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë, është e vështirë dhe shumë motivuese.
Do të fitojmë padiskutim.
Asnjë diktator nuk i përballet dot, shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e kësaj lufte, që nga kjo rrugicë, do të shtrihet në të gjithë rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë.
Ky është vetëm fillimi dhe kjo është beteja që ju do ta fitoni.
Ju do të jeni misionarët e kësaj lufte që do të kapilarizohet në të gjithë vendin.
Ju falënderoj shumë dhe ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe me fitore.
Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë dhe do të shpërblejë të gjithë demokratët për luftën dhe qëndresën e tyre.
Zoti është me durimtarët, prandaj është detyra jonë të durojmë këto barrikada.