Tottenham ka shënuar sonte fitore të thellë ndaj Burnleyt.
Skuadra e Jose Mourinhos fitoi me rezultat 5-0 ndaj Burnleyt, pas disfatës në mesjavë kundër Manchester Unitedit.
Burnley e mbajti posedimin e topit më shumë gjatë 90 minutave të kësaj ndeshjeje të zhvilluar në stadiumin e Tottenhamit, mirëpo vendasit arritën të jenë shumë më të saktë para portës, duke shënuar pesë herë.
Harry Kane me dy gola, Lucas Moura, Heung-Min Son dhe Moussa Sissoko ishin golashënuesit e kësaj ndeshjeje për skuadrën e Mourinhos, që aktualisht radhitet në pozitën e pestë, me 23 pikë të grumbulluara nga 16 xhirot e para.