Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzat Lutfiu, ka konfirmuar se autoritetet serbe nuk ia kanë lejuar vizitën ministrit.
Të enjten ishte paraparë vizita e Sveçlës në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë. Nuk janë bërë të qarta arsyetimet pse Serbia ka refuzuar vizitën e tij, informon koha.net.