Britney Spears ka hedhur poshtë thashethemet se po përgatitet për një album të ri.
Këngëtarja është zotuar se “nuk do të kthehet më kurrë” në industrinë e muzikës.
“Vetëm që të jemi të qartë se shumica e lajmeve janë të rreme!!! Ata vazhdojnë të shkruajne se do të sjell një album të ri… Nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës”, shkroi Spears në një postim në Instagram.
Lajmet se Spears po punon me Julia Michaels dhe Charli XCX për një album të ri u publikuan të mërkurën.
“Kur shkruaj, shkruaj për qejf ose shkruaj për të tjerët!!! Unë kam shkruar mbi 20 këngë për të tjerët në dy vitet e fundit”, u shpreh ajo.
Spears publikoi albumin e saj më të fundit, Glory , në vitin 2016. Që atëherë ajo ka publikuar këngën “Hold Me Closer” me Elton John në 2022 dhe “Mind Your Business” me will.i.am në 2023.