Merkel: Vendet e BE-së të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në mesazhin e saj Merkel u shpreh se Gjermania do të kontribuojë për të siguruar që Europa të jetë kontinenti i parë që zvogëlon emetimet e dioksidit të karbonit.

Ajo pranoi objektivin e përmendur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen se Bashkimi Evropian duhet të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit deri në vitin 2050, gjatë një samiti të OKB-së për klimën në fillim të kësaj jave.

“Sigurisht kjo do të thotë që të gjitha vendet anëtare duhet të bashkëpunojnë. Por jo të gjitha kanë vendosur ta bëjnë,” deklaroi Merkel./ATSH/

Share This Article