• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Misteri i 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

Misteri i 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

by albnews
7 January, 2024
in Kosova
0
21
VIEWS

Ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 600 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, veprimtarët thonë se viti që e lamë pas nuk solli ndonjë përparim në ndriçimin e fatit të tyre. Përgjatë vitit 2023 brenda territorit të Kosovës janë gërmuar 15 vende ku dyshohej se mund të kishte trupa të të zhdukurve, por autoritetet thonë se mungesa e bashkëpunimit nga Serbia po e vështirëson në masë të madhe këtë proces.

Me 13 mars të vitit 1999, Safet Strana – atë kohë 17 vjeç, ndodhej në tregun e qytetit në jug të Mitrovicës bashkë me familjen. Një bombë e hedhur aty nga forcat serbe la pas vetes pesë të vrarë. Mbi 90 të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre Safeti dhe dy prindërit e tij.

Një vajzë e axhit tim ka vdekur aty në moment, unë kam qenë i plagosur rëndë, babi ka qenë i plagosur por jo shumë rëndë, ai ka qenë më së lehti prej nesh dhe ka qëndruar gjithmonë i vetëdijshëm e duke më këshilluar mua se si të veproj meqë nuk po mund të lëvizja këmbët. Nëna në anën tjetër ka qenë pa një këmbë, masakër”, – thotë ai.

Safeti me prindërit e tij ishin dërguar në spital në pjesën veriore të qytetit, ku thotë se janë trajtuar shumë keq.

“Na trajtonin prej një reparti në tjetrin, mbusheshin dhomat me paramilitarë e ushtarë serbë të plagosur dhe ne si qytetarë të klasit të dytë na dërgonin kudo e nuk mund të ankoheshim, kushtet e rënda, të këqija”, rrëfen Safeti.

Pas rreth një muaji ndërron jetë babai i tij, Ahmet Strana.

“Kohë pas kohe babai nuk ishte mirë dhe një natë prej netëve e thirra motrën medicinale që ishte në ndërrim të natës rreth orës gjashtë pasdite, erdhi shpejt meqë unë po bërtisja se nuk kisha mundësi të eci. Ajo më pyeti se çfarë po ndodhë e unë i thash se babi nuk është mirë dhe për një moment aty ku po e merrte infuzionin ajo ia vuri edhe një gjilpërë e u largua duke më thënë se ‘bëhet mirë’. Nuk kanë shkuar dhjetë minuta apo pesë minuta ndoshta, sa e kam kthyer kokën, babai vetëm kishte vdekur”, rrëfen ai.

Safeti mban mend se dy parushtarakë serbë e kishin marrë trupin e të atit. U desh një pritje 20 vjeçare për të gjetur trupin e tij në varrezat e shqiptarëve në komunën e Zveçanit. Por përveç ankthit e dhimbjes së pritjes për aq vite, Safeti thotë se e mundon fakti që koka e të atit nuk është gjetur kurrë.

“Baba nuk ka qenë në front ose i masakruar se unë e di si e kam lënë, e di si e kanë marrë. Ndoshta po të ishte masakruar që e din edhe ti vet, e din që e pret pa këmbë, pa duar apo pa ndonjë gjymtyrë dhe e pranon ashtu siç është se ka ndodhur dhe jo vetëm me të por edhe me të tjerë. Por unë e di se ka qenë i plotë dhe e ka pasur të amputuar vetëm një këmbë”, thotë ai.

Pas gati dy vitesh pritjeje të tjera, Safeti me motrën dhe vëllezërit vendosën ta varrosnin atë çfarë kishte mbetur nga i ati.

“Dhimbja ishte shumë e rëndë. Në njëfarë forme kemi pritur që do të përfundojë me kaq dhe do të gjindet komplet e po rehatohet komplet. Ai në dhe ka qenë si atje si këtu, por për ne pak më lehtë ta kemi një adresë si varr, është pak një lehtësim”, thotë ai.

Kur ka kaluar një çerek shekulli nga lufta, familjet e mbi një mijë e 600 personave në Kosovë presin të mësojnë ndonjë gjë për fatin e të afërmëve të tyre të zhdukur.

Bajram Qerkinaj drejtues i shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, i tha Zërit të Amerikës se në këtë qytet ende nuk dihet asgjë për fatin e 108 personave.

“Mos të merren me politikë por me aspektin human. Ne e dimë se politika e ka bërë, por aspekti human, njerëzor, nuk duhet të përzihet me politikë, por duhet të zbardhet fati i personave tëpagjetur që të rehatohet populli, pa dallim feje, pa dallim kombi, kushdo qoftë ai, t’i zbutet sadopak plaga të cilën e ka plot që 25 vjet”, thotë zoti Qerkinaj.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se përgjatë vitit 2023 brenda territorit të Kosovës janë gërmuar 15 vende ku dyshohej se mund të kishte trupa të të zhdukurve.

“Ajo që është e rëndësishme shumica nga këto lokacione kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjetë mbetjeve mortore. Po flasim sipas të dhënave nga ekspertët tanë për të paktën 20 individë apo 20 viktima të luftës. Sigurisht që pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme, në kuptim të ekzaminimit mjeko ligjor por edhe identifikimit përmes analizës së ADN-së, do të saktësohet numri dhe identiteti i tyre”, tha zoti Gara.

Sfidë, thotë ai, mbetet politizimi i këtij procesi dhe mungesa e bashkëpunimit nga Serbia.

“Rrjedhimisht mbetet sfidë jo vetëm mungesa e informacioneve të besueshme, pra mungesa e bashkëpunimit të palës serbe për të vënë në dispozicion të këtij procesi të dhënat dhe informatat nga arkivat e tyre por edhe qasja në lokacione që janë në territorin e Serbisë. Përkundër gërmimeve që janë realizuar në lokacionin në Shtaval, prapë mbesin një sërë lokacionesh të cilat përkundër kërkesave të vazhdueshme që i kemi adresuar, ende nuk na është dhënë një datë për fillim të gërmimeve”, thotë zoti Gara.

Çështja e të zhdukurve gjatë luftës u bë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan gjatë 2023-ës në Bruksel dhe Ohër. Por veprimtarët thonë se as miratimi i deklaratës së përbashkët të palëve për personat e zhdukur, nuk prodhoi ndonjë rezultat.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se viti që e lamë pas nuk solli përparim të vërtetë në këtë proces.

“As që janë hapur arkivat, as nuk ka pasur një komunikim më të ngjeshur ndërmjet palëve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Mbetet të shihet a do të kemi ndonjë përparim apo përfundimisht do të pritet një marrëveshje përfundimtare dhe pastaj të shohim rezultate, apo të shohim një kualitet të ri në procesin e zbardhjes së fatit të të zhdukurve”, thotë zoti Blakaj.

Zoti Blakaj thotë se vënia në vend e drejtësisë për viktimat e luftës mbetet ende shumë larg.

“Përfundimisht deri më tani kjo shtyllë e drejtësisë tranzicionale nuk është zbatuar as përafërsisht, mirëpo kjo ndodh thuajse në të gjitha vendet e botës ku ka pasur shumë viktima, pra numër i kufizuar i personave që kanë qenë përgjegjës për krimet e luftës ndiqet penalisht e dënohet në fund. Por së paku në këto vende ka pasur sukses në zbatimin e shtyllave të tjera të drejtësisë tranzicionale sidomos në nxjerrjen edhe zyrtarizimin e së vërtetës dhe pranimin e përgjegjësisë për atë çfarë ka ndodhur, kjo është e rëndësishme. Ndërkohë që te ne ende kemi situatën ku nuk pranohen viktimat, neglizhohen ato dhe si pasojë e kësaj unë nuk besoj që mund të mbërrijmë një paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. 25 vjet pas saj veprimtarët humanitarë thonë se vetëm mbi 70 persona janë dënuar për krimet e luftës së viteve 1998 – 1999.

Previous Post

Kreu i PDK: Qeveria Kurti, më e dobëta dhe paafta në Kosovë

Next Post

Washington Post: SHBA e shqetësuar, Netanyahu mund të nisë një luftë me Libanin për të mbijetuar politikisht

albnews

albnews

Related Posts

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit
Kosova

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

11 July, 2025
Kriza demografike: Kosova në recesion
Kosova

Kriza demografike: Kosova në recesion

11 July, 2025
Nëse s’ka vullnet për zgjidhje politike, pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja
Kosova

Nëse s’ka vullnet për zgjidhje politike, pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja

10 July, 2025
Next Post
Washington Post: SHBA e shqetësuar, Netanyahu mund të nisë një luftë me Libanin për të mbijetuar politikisht

Washington Post: SHBA e shqetësuar, Netanyahu mund të nisë një luftë me Libanin për të mbijetuar politikisht

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

11 July, 2025
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

11 July, 2025
Britania e Franca me skemë të re për kalimet e migrantëve përgjatë Kanalit

Britania e Franca me skemë të re për kalimet e migrantëve përgjatë Kanalit

11 July, 2025
Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

11 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5131 shares
    Share 2052 Tweet 1283
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2573 shares
    Share 1029 Tweet 643
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1966 shares
    Share 786 Tweet 492
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1866 shares
    Share 746 Tweet 467
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1723 shares
    Share 689 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM