Rrjeti global për mediat e pavarura ka reaguar për sekuestrimin e telefonave të gazetarit të Oora News, Elton Qyno.
Rrjeti global për mediat e pavarura shprehet e alarmuar nga vendimi i gjykatës së apelit për lënien në fuqi të urdhrit të mëparshëm të kontrollit dhe sekuestrimit të telefonave të gazetarit Qyno.
Reagimi:
Shqipëri: IPI është alarmuar nga vendimi i gjykatës së apelit për lënien në fuqi të urdhrit të mëparshëm të një gjyqtari për kontrollin e banesës dhe pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno.
Duhet të respektohen standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve gazetareske.