ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne UK 5 hours ago
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani 5 hours ago
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë 6 hours ago
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës 6 hours ago
Si e ndau ekonomia “Thatcheriste” e Mileit kombin e tij – por fitoi mbi Trumpin 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Një kapele e harruar zbulon bandën e shqiptarëve të përfshirë në vjedhje të shumta. Pak ditë më parë, dy anëtarë përplasën makinën e policisë dhe… 

albnews by albnews
11 January, 2024
in Bota
0
Një kapele e harruar zbulon bandën e shqiptarëve të përfshirë në vjedhje të shumta. Pak ditë më parë, dy anëtarë përplasën makinën e policisë dhe… 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

ADN-ja, e gjetur në një kapele të harruar në bordin e një Alfa Romeo Giulietta” ka çuar në zbulimin e një në bande shqiptarësh të përfshirë në vjedhje në via San Donà di Piave. Pas një prej vjedhjeve, ata përplasën makinën e policisë dhe më pas edhe dy makina të tjera.

Gabriel Vata, 30 vjeç, ka rënë në pranga pas një urdhër arresti të nënshkruar nga gjyqtarja hetuese Monica Biasutti me kërkesë të prokurorit Marco Faion. Mbrëmjen e 2 dhjetorit ai arriti të arratisej së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, ndërsa u arrestua në flagrancë bashkëkombasi i tij Segi Gega, 26 vjeç.

RelatedPosts

Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

Si e ndau ekonomia “Thatcheriste” e Mileit kombin e tij – por fitoi mbi Trumpin

Kryebashkiaku: Qytetarët duhet të përdorin telefonin më pak se 2 orë 

Në orën 1 të mëngjesit të datës 3 dhjetor në Viale Grigoletti dy anëtarë të bandës u kapën nga makina e policisë me një makinë të vjedhur “Opel Agila”. Ata nuk u ndalën dhe u përplasën me një mur. Pas kësaj, u larguan me vrap dhe më pas i vodhën një shtetasi amerikan një “Mustang”, i cili u gjet më pas në Segrate.

Policia arriti të identifikonte, nëpërmjet një hetimi të detajuar, të gjithë anëtarët e shoqatës kriminale, me kombësi shqiptare dhe pa vendbanim.

Hetuesit rindërtuan se banda ishte e përkushtuar për kryerjen e vjedhjeve të shtëpive në Italinë qendrore-veriore. Për të mos u zbuluar, ata përdornin karta SIM telefonike të regjistruara për persona inekzistent, komunikonin me ëalkie talkie gjatë vjedhjeve, për të mos i lidhur celularët dhe përdornin pseudonime ose i jepnin të dhëna të tjera personale kontrollit.

Hetimet e policisë nisën nga një kartë SIM, e gjetur në xhepat e Gegës, për të gjurmuar numrat e telefonit të përdorur nga banda.

Një nga të dyshuarit, i cili i priti në mes të Viçenzës dhe Milanos, u kontrollua në Malpensa, ku po hipte. Analiza kompjuterike e celularit të tij lejoi mbledhjen e elementeve të mëtejshme provuese.

U shfaqën shkëmbime mesazhesh në të cilat autorët komentonin sulmet e kryera ose identifikonin objektivat e reja për të goditur ose ku të “rrafshosh”, që në zhargonin shqip do të thotë të bastisësh.

Grupi udhëtonte shpesh në Barcelonë, Spanjë. Për t’u kthyer në vendlindje, ata nuk përdorën fluturime direkte, por fillimisht arritën në Spanjë ose Hungari, duke hyrë kështu në zonën Shengen dhe prej andej arritën në Shqipëri.

Pikërisht në Barcelonë, Zef Bane u kap tetorin e kaluar, me një urdhër-arresti evropian, duke ndjekur gruan e tij nga aeroporti në vendin e takimit. Zefi kishte harruar një çantë me një dokument identiteti në “Opel Agila”, në të cilën megjithatë kishte një mbiemër tjetër. Policia kërkoi bashkëpunimin e shërbimit ndërkombëtar të bashkëpunimit policor për të gjetur identitetin e tij.

Dy kapele, doreza e të tjera sende u gjetën në bordin e “Alfa Romeo Giulietta”. Mjekësia ligjore gjeti profilet gjenetike. Megjithatë, një krahasim mungonte: në fakt autorët nuk ishin fotografuar.

Mundësia u shfaq kur më 30 nëntor të vitit të kaluar në Villaverla, Vata u arrestua nga karabinierët e Valdagnos për rezistencë ndaj një zyrtari publik. Ndërkohë që po identifikonin personat që udhëtonin në një makinë, të raportuar në lidhje me vjedhjet e banesave, ai tentoi të godiste disa herë policët me një kaçavidë.

Prokurori Faion delegoi ekipin e mjekësisë ligjore të Milanos për të ekstrapoluar profilin gjenetik të Vatës, një rezultat i pajtueshëm me ADN-në e gjetur në kapele. Në atë moment gjyqtari hetues Biasutti lëshoi urdhrin, duke ndarë provat e mbledhura kundër të dyshuarit.

Ditën e djeshme Vata, e cila emëroi si përfaqësuese të besuar avokaten Stefania Pattarello, ka shfrytëzuar të drejtën për të mos iu përgjigjur pyetjes së garancisë. Mbrojtja rezervon të drejtën për të vlerësuar një kërkesë për rishqyrtim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave ne UK

15 October, 2025
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani

IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani

15 October, 2025
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

15 October, 2025
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës

FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës

15 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result