ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor kërcënon marrëveshjen për paqen 2 minutes ago
Harry Kane vendos një rekord të çmendur që as Ronaldo dhe as Messi nuk e kanë arritur 3 hours ago
Chelsea arriti një rekord interesant në fitoren ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve 3 hours ago
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar 3 hours ago
Vizita e Kurtit në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit – takimi me kryeministrin britanik dhe fotografi nga takimet tjera 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Arben Taravari nis “fshesën” te Aleanca për Shqiptarët, plan i fshehtë për të ndryshuar listën e deputetëve

albnews by albnews
13 January, 2024
in Kosova
0
Arben Taravari nis “fshesën” te Aleanca për Shqiptarët, plan i fshehtë për të ndryshuar listën e deputetëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Maqedonia e Veriut po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në 8 maj 2024. Partitë politike atje po bëjnë lëvizjet e fundit drejt grupimeve në koalicione në mënyrë që çdo votë të përkthehet në feedback elektoral.

Ndonëse partitë maqedonase të cilat përfaqësojnë interesat e etnisë së tyre duken të vendosura për të mos bërë kompromise që shkojnë në kundërshtim me interesin kombëtar, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për partitë shqiptare.

RelatedPosts

Vizita e Kurtit në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit – takimi me kryeministrin britanik dhe fotografi nga takimet tjera

Kingji takon komandantin e KFOR: Misioni i NATO-s në Kosovë, më i rëndësishëm se kurrë për stabilitetin rajonal

Albin Kurti në Procesin e Berlinit: Serbisë nuk duhet t’i lejohet të veprojë me kërcënime pa u ndëshkuar

Partitë maqedonase janë të ndara vetëm në dy kampe. E majta LSDM në pushtet dhe e djathta VMRO-DPMNE në opozitë. Këto janë edhe dy koalicionet e mëdha që dominojnë skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Pra, politika maqedonase është e vendosur të mos lejojë daljen jashtë sistemit të tyre të asnjë vote që mund të cenojë kalkulimet elektorale.

Po me partitë shqiptare çfarë po ndodh?

Ndarja në disa fraksione, mosmarrëveshje dhe luftë e brendshme e rrezikshme e cila padiskutim që do të përkthehet në humbje të ndjeshme të numrave në Parlament. Aktualisht kemi përçarje brenda radhëve të BDI. “Grupi i Zjarrit” i kryesuar nga Izet Mexhiti po i bën opozitë kreut të BDI, Ali Ahmeti. Përballë njëri-tjetrit janë krahu ushtarako-politik i BDI, Ali Ahmeti si kryetar i saj dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare në Maqedoni dhe nga ana tjetër, Izet Mexheti është kreu i krahut të ri politik intelektual. Mexhiti kryeson tanimë partinë Lëvizja Demokratike.

“Radikalizimi” i Mexhitit ndaj lidershipit të BDI është shndërruar në terren të përshtatshëm për të shtrirë ndikimin edhe Lëvizja Vetëvendosje në politikën maqedonase, pas eksperiencës aspak të frytshme në Shqipëri ku megjithë ndërhyrjen personale të Albin Kurtit nuk u arrit përfaqësimi në Parlamentin e Shqipërisë. Do tentohet me jo pak insistim që një gjë e tillë të bëhet realitet në Maqedoninë e Veriut.

Por, përpos ndërhyrjes së VV në zgjedhje, shqetësuese duket situata e brendshme e partive politike shqiptare atje.

Në koalicionin qeverisës prej shkurtit 2023 me LSDM dhe BDI, Aleanca për Shqiptarët u pa fillimisht si përfaqësuese e denjë e shqiptarëve të zhgënjyer me PDSH-në e Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit.

Mirëpo, të qenurit pjesë e “pjatës” së pushtetit duket se edhe Aleanca për Shqiptarët është infektuar nga veset e vjetra të politikë shqiptare në Shkup, Tetovë, Gostivar e Strugë.

Burime të besueshme për Shqip.com bëjnë të ditur se Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët ka nisur nga “spastrimi” i partisë me qëllim promovimin e vetëm atyre funksionarëve që janë të kontrollueshëm dhe i binden verbërisht lidershipit. Plani është i tillë, mos rikandidimi i asnjërit prej 8 deputetëve aktualë të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 8 majit. Një absurditet që ndoshta fsheh qëllime të mbrapshta por kurrsesi dobiprurëse për elektoratin shqiptar atje.

Reformimi politik i çdo parti është çështje esenciale e saj dhe “punë” e brendshme, por t’i vendoset “fshesa” të gjithë deputetëve do të thotë të shkrish partinë që themeloi Ziadin Sela vite më parë si alternativë për shqiptarët e zhgënjyer dhe lënë pasdore nga PDSH dhe BDI.

Drejtuesi i ri i Aleancës, Arben Taravari po i mëshon me insistim përçarjes së brendshme në parti, duke nisur nga “shkrirja” e këtij grupi parlamentar në zgjedhjet e ardhshme. Edhe vetë Ziadin Sela nuk e ka të sigurt vendin në listë. Pavarësisht se deputetët aktualë të Aleancës për Shqiptarët janë ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, kjo nuk do të thotë aspak për Taravarin i cili ka gati zëvendësuesit. Adnan Neziri, Ilire Dauti, Halil Snopçe, Syrija Rashidi, Artina Qazimi, Elmi Aziri dhe Abdulla Saliu mund të mos e shohin veten në listën e kandidatëve për deputetë në 8 maj. Taravari me sa duket i ka bërë llogaritë dhe mendon se ky “katarsis” do bëjë që ta ketë në dorë partinë dhe me aq mandate sa do sigurojë t’i ushtrojë për pazare me pushtetin e ardhshëm, pas 8 majit 2024.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor kërcënon marrëveshjen për paqen

Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor kërcënon marrëveshjen për paqen

23 October, 2025
Harry Kane vendos një rekord të çmendur që as Ronaldo dhe as Messi nuk e kanë arritur

Harry Kane vendos një rekord të çmendur që as Ronaldo dhe as Messi nuk e kanë arritur

23 October, 2025
Chelsea arriti një rekord interesant në fitoren ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve

Chelsea arriti një rekord interesant në fitoren ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve

23 October, 2025
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

23 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result