Manchester City do të hapë një shkollë futbolli në Shqipëri. Ka qenë vetë klubi nga Manchesteri që ka bërë të ditur lajmin, i cili është shpërndarë edhe nga kryeministri i vendit tonë, Edi Rama. Sipas Ramës, projekti është gati dhe brenda pranverës do të hapet kantieri në Durrës.
“LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri
Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu.
Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë” – Shkruan kreu i qeverisë.