Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tel Aviv, në zonën Ra’anana, pasi një makinë përplasi me një turmë, si dhe pati gjithashtu një sulm me thikë.
Sipas mediave të huaja raportohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur 19 persona. Mes të plagosurve në gjendje të rëndë paraqiten tre persona, një grua 70-vjeçare, një 34-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
Sipas policisë izraelite, “ngjarja e rëndë” po hetohet.