Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik Evis Kushi ka reaguar për situatën e krijuar sot në Komisionin e Medias duke e cilësuar incidentin si një turp të paprecedentë. Përmes një reagimi në rrjete sociale zonja Kushi shkruan:
“Një turp i paprecedent sot në Kryesinë e Kuvendit, ku deputetët e opozitës ushtruan presion, fyerje dhe dhunë fizike në sallën e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, për të penguar zhvillimin normal të mbledhjes së parë për këtë sesion të ri parlamentar.
Kjo sjellje është e papranueshme për një forcë politike në një vend demokratik që punon me të gjitha energjitë dhe institucionet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Evropian.
Vetëm dialogu, toleranca dhe respekti për njëri-tjetrin është rruga e duhur për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çdo lloj problemi dhe konflikti!”