Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi të zhvillojë normalisht punën. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej në orën 11:00, por deputetet e opozitës të grupit Bardhi-Berisha kishin shkuar para këtij orari duke zënë të gjitha karriget. Kjo e pamundësia zhvillimin mbledhjes.
Por si do të veprohet në këto kushte?
Gazetari i News24 Osman Stafa raportoi se tre janë mundësitë, e para që mbledhja të zhvillohet në një tjetër ambient, e dyta të kalohet online, ndërsa e treta është që mbledhja të mos mbahet fare dhe të shtyhet.
Kujtojmë në sallën ku do të zhvillohej mbledhja ka pasur një debat të ashpër mes Flamur Nokës dhe Damian Gjiknurit.
Deputeti demokrat tha se nuk do lejojnë që të zhvillohet një Ramaformë.
Ndërsa Gjiknuri në një deklaratë për mediat i konsideroi veprimet e kolegëve demokratë si akte vandale.