• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, August 22, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Kinematografia pas ’90-ës, Ndriçim Xhepa: Interesi për filmin është zbehur, ja ç’më tha im bir!

Kinematografia pas ’90-ës, Ndriçim Xhepa: Interesi për filmin është zbehur, ja ç’më tha im bir!

by albnews
20 January, 2024
in Albania
0
38
VIEWS

Pas vitit 1990 është prodhuar pak, ka pasur vite që ska pasur asnjë prodhim, vite të tjera që mezi është bërë një dhe mandej pas viteve 2000 diçka filloi, dy filma dhe ka mbërritur tani që mund të jenë tre apo katër, sepse ka të bëjë gjithçka me financat”, shprehet aktori Ndriçim Xhepa.

Dikur një pikë referimi prej nga u ‘ngrit’ kinematografia shqiptare, e ku ndoshta artistët ëndërronin bulevardin e tyre të yje, si “Walk of fame” në Hollywood, me keqardhje ai shikon transformimin e ish-Kinostudios sot.

“ Kinostudio pësoi të gjithë atë transformim të jashtëzakonshëm I gjithë territori i saj nuk u pushtua më nga puna për filmin, por nga televizionet private”, thotë ai.

Në ish-Kinostudion e dikurshme, gjendet edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, aktualisht në kërkim të një kryetari.

“Ne jemi një shtet i tillë që për kinematografinë japim 1 milion euro në vit. Ndërsa Maqedonia jep 6.5 milionë euro. Jemi para zgjedhjes së një drejtori të ri për filmin, aty ka një bord, supozojmë se vjen dikush me një skenar, regjisor, etj. dhe fiton financimin nga QKK, pas kësaj filmi kalon në pronësi të institucionit”, shton më tej Xhepa.

Sic ndodh edhe jashtë Shqipërisë, Xhepa përpjekjet për të bërë filma i shikon edhe tek iniciativat private, sjell në vëmendje këtu edhe filmin “Në kuadër të dashurisë” me protagonistë Olta Gixharin e Luiz Ejllin, ku luan edhe vetë.

“Kam përshtypjen se njerëzit shkuan goxha ta ndiqnin, përfshirë këtu edhe rininë, duke pasur edhe atë nxitjen e personazheve kryesore që ishin dhe tek Big Brother i vitit të kaluar, protagonistë dhe aty për mënyrën se si ishin qasur ndaj njëri-tjetrit, me sherret, ëmbëlsinë, thartinë mes tyre.”, shprehet Xhepa.

Interesin në rënie të spektatorit, ku ndryshe nga ç’dodhte dikur, radhët e kinemave janë të zbrzura i shikon të lidhura edhe me mungesën e një rrjeti shpërndarës.

“Kishte kinema nga Baram Curri në Sarandë. Sot kush ka dëshirë mund t’i shikojë edhe në kanale televizive filmat, por mesa vërej nuk kanë ndonjë interes të madh. I thashë një ditë, eja shikoje se qenka babi, jam munduar shumë për atë film. ‘Po ja ku e kam babën, e shikoj këtu’- më tha”, tregon aktori me humor.

I mëshon ndërtimit të kinematografisë së të ardhmes, e jo shkatërrimit të filmave të para ’90-ës, ku vetëm nga ’45-a në vitin 1990 janë 4024 filma të arkivuar.

“Sa i përket filmave të asaj kohe, mund të themi se ka filma të mirë, të dobët dhe shumë të dobët. Ashtu siç ka një përqindje të mirë filmash ekstremisht të politizuara por me cilësi të mirë. Ideja për t’i fshirë është shumë drastike dhe e gabuar sipas meje. Sigurisht që mund të arkivohen, të përdoren më tej për studime, apo të shfaqen me shënime përkatëse. Ka shumë mënyra, por ideja për t’i fshirë më duket ekstreme”, shprehet Xhepa.

Në takim ishin të pranishëm dhe autorët Ahmet Prençi dhe Ylljet Aliçka, ku u diskutua për romanet e tyre me të fundit dhe filmin “Kronikë provinciale” me skenar të Aliçkës.

Previous Post

Protestë masive në Gjermani kundër ekstremit të djathtë, dhjetëra mijëra njerëz marshojnë në Frankfurt

Next Post

Arsenali me 5 “yje”, spektakël dhe gola për triumfin ndaj Palace

albnews

albnews

Related Posts

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit
Albania

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit
Albania

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë – Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji
Albania

Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë – Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji

21 August, 2025
Next Post
Arsenali me 5 “yje”, spektakël dhe gola për triumfin ndaj Palace

Arsenali me 5 “yje”, spektakël dhe gola për triumfin ndaj Palace

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

21 August, 2025
Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

Sfidat politike dhe tregtare me të cilat përballen si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, lenë pasiguri të madhe për të ardhmen

21 August, 2025
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5770 shares
    Share 2308 Tweet 1443
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2947 shares
    Share 1179 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2852 shares
    Share 1141 Tweet 713
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM