Cameron viziton sot Izraelin, takime me Netanyahun dhe Katz

albnews
By
1 Min Read

Udhëtimi i ministrit të Jashtëm britanik David Cameron në Lindjen e Mesme do të fillojë sot në Izrael dhe do të vazhdojë në territoret palestineze, Katar dhe Turqi. Këtë e bën të ditur Londra. 

Cameron do të mbajë “bisedime të nivelit të lartë” me liderët rajonalë për t’i dhënë fund asaj që ai e përshkroi si një situatë “të dëshpëruar” në Gaza, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme Britanike. 

Ai do të fokusojë diskutimet në dërgimin e më shumë ndihmave në Gaza, lirimin e më shumë pengjeve dhe arritjen e një “armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

Share This Article