11 të vdekur nga zjarrin në një ndërtesë banimi në Çeki

albnews
By
1 Min Read

Zjarri në një ndërtesë banimi 13 katëshe në qytetin çek Bohumin ka marrë jetën e së paku 11 personave, mes të cilëve edhe tre fëmijë.

Pesë persona kanë vdekur pasi u hodhën nga dritaret në katet e larta të ndërtesës. Të paktën 10 të tjerë janë plagosur. Zjarri filloi nga një apartament në katin e 11-të të ndërtesës.

Sipas informacioneve të ministrit çek të Punëve të Brendshme, Janek Jan Hamsek, një zjarrfikës është plagosur rëndë.

Bohumin ndodhet në pjesën lindore të Republikës Çeke pranë kufirit me Poloninë.

Share This Article