• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, June 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
‘Putin mund të godasë të gjithë Europën’, paralajmërojnë gjeneralët e NATO-s: Kemi 3 vite për t’u përgatitur për luftë

‘Putin mund të godasë të gjithë Europën’, paralajmërojnë gjeneralët e NATO-s: Kemi 3 vite për t’u përgatitur për luftë

by albnews
29 January, 2024
in Bota
0
46
VIEWS

Gjeneralët e lartë të NATO-s kanë paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të godasë objektiva në të gjithë Europën në një luftë gjithëpërfshirëse kundër Perëndimit.

Udhëheqësit thanë se blloku mund të ketë jo më pak se tre vjet për t’u përgatitur për një ofensivë të mundshme ruse në tokën europiane, e cila do të shihte sulme kundër infrastrukturës civile dhe ushtarake thellë pas vijave të frontit.

Ata thanë se Gjermania ka të ngjarë të veçohet si “fortesa” qendrore për linjat e furnizimit kontinental të NATO-s dhe se objektivat mund të variojnë nga fabrikat e municioneve dhe qendrat komanduese, te termocentralet, hekurudhat dhe urat.

Rusia ka përdorur tashmë taktika të ngjashme gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, duke lëshuar raketa brenda territorit ukrainas, ndërsa vetë Ukraina është kundërpërgjigjur duke synuar depot e municioneve, karburantit dhe qendrat e komandës.

“Nëse krahasojmë luftën dhe operacionet dhjetë vjet më parë ose pesë vjet më parë, atëherë kuptojmë se duhet të pranojmë se edhe zonat e pasme do të goditen ashpër. Duhet të supozojmë se një agresor do të përdorë të gjithë spektrin e forcës kinetike dhe jokinetike për të shkatërruar linjat e komunikimit, edhe në pjesën e brendshme të territorit. Kjo varion nga aktet e sabotimit përmes luftës elektronike dhe kibernetike deri te mundësitë kinetike përmes raketave, dronëve e kështu me radhë”, tha gjeneral Alexander Sollfrank, komandanti i qendrës logjistike ushtarake të NATO-s në Gjermaninë jugperëndimore.

Gjenerali i NATO-s u bëri thirrje liderëve botërorë që të shkurtojnë “burokracinë” që pengon aftësinë e vendeve për të përdorur armë dhe teknologji nga një komb tjetër, raporton Daily Mail.

Sollfrank tha se rregullat mbi përdorimin e armatimeve dhe pajisjeve të ndryshme, ngadalësuan masivisht kohën e përgjigjes dhe kjo u pa në ofensivën ukrainase përballë fuqisë së Kremlinit.

Ai dha një shembull të parashutistëve që u ndalohet ligjërisht përdorimi i parashutave të bëra për ushtrinë e një kombi tjetër, edhe nëse ato janë funksionalisht identike.

“Edhe pse mund të mos lejohet për momentin, teknikisht nuk ka asnjë problem në shumë raste. Ku është problemi, për shembull, me një parashutist nga një komb europian A, duke përdorur një parashutë të një kombi fqinj B pasi është trajnuar në këtë sistem, ose duke bashkuar pajisje nga një komb në helikopterin e një kombi tjetër? Nëse nuk ka çështje teknike apo sigurie, pse jo”, shtroi pyetjen Sollfrank.

Ai tha se reduktimi i burokracisë për organizatat shumëkombëshe do të ishte çelësi për të siguruar që NATO të jetë e shkathët për të luftuar Rusinë.

Ndërkohë, gjeneral Jan-Willem Maas, shefi i Komandës së Mbështetjes së Mbrojtjes të forcave të armatosura holandeze, ra dakord se përgatitjet për një konflikt në mbarë bllokun duhet të avancojnë.

“Nuk jemi aty ku duhet të jemi, dhe kjo është shumë e qartë. Por lind pyetja, çfarë do të bëjmë për këtë? Nëse shikoni se çfarë ka bërë Putin deri më tani, mendoj se ne kemi një pozicion më të mirë fillestar për operacionet e ardhshme. Nëse shikoni sesi Europa u bashkua pasi Putin pushtoi Ukrainën, nuk jam edhe aq pessimist. Por në të njejtën kohë, nëse shikoni parandalimin ushtarake, ne duhet të bëjmë çmos që të funksionojë nesër”, tha Jan-Willem.

Previous Post

Ministri turk në Tiranë thirrje ndërkombëtarëve: Ti jepet fund luftës në rripin e Gazës

Next Post

Notë pozitive dhe vlerësime për Asllanin, Inzaghi: S’kisha kurrë dyshime për të! Mesfushori shqiptar: Po rritem dita ditës

albnews

albnews

Related Posts

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë
Bota

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

9 June, 2025
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët
Bota

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Next Post
Notë pozitive dhe vlerësime për Asllanin, Inzaghi: S’kisha kurrë dyshime për të! Mesfushori shqiptar: Po rritem dita ditës

Notë pozitive dhe vlerësime për Asllanin, Inzaghi: S'kisha kurrë dyshime për të! Mesfushori shqiptar: Po rritem dita ditës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike

Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike

9 June, 2025
E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

9 June, 2025

Sfida në Tiranë – Federata serbe: Armando Duka na priti shumë mirë, tifozët shqiptarë një njollë e madhe. Lojtarët u kërcënuan. Deklaratat e trajnerit? I keni përkthyer gabim

9 June, 2025
Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

9 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4840 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2444 shares
    Share 978 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM