GOLAT/ Real fiton derbin e Madridit me dopietën e Joselu, ‘Galaktikët’ në krye të La Ligës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madrid është në vendin e parë të La Ligas spanjolle të futbollit. “Galaktikët” e Carlo Ancelottit fituan 0-2 derbi kundër Getafes, kjo për javën e 20-të dhe të prapambetur në kampionat.

Sfida nisi shpejt me gol, me Joselu që shënoi në të 14 minutë pas asistit të Lucas. Pjesa e parë do mbyllej në avantazhin minimal, teksa sërish Joselu në të 56 minutë shënoi pas pasimit final të Vinicius.

Me 57 pikë pas 22 javëve të luajtura, Real Madrid mban kreun e La Ligas, dy pikë më pak se Girona ndjekëse. Getafe me 29 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë.

Përballja e radhës për Real Madrid do jetë të diel, ku në “Bernabeu” pret Atletico Madrid për një përballje të luftuar.

Share This Article