Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, do të diskutojë mbi sfidat e sigurisë të Ballkanit Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Mbretëri të Bashkuar.

Sipas zyrës së kryeministrit, në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, përcjell Klankosova.tv.

-Si e kundërshtojnë liderët në të gjithë rajonin ndërhyrjen e palëve të treta në shtetet e tyre?

-A duhet që komuniteti ndërkombëtar të fokusohet më shumë në rritjen e tensioneve etnike dhe politike në Ballkanin Perëndimor si zona e ardhshme e mundshme e konfliktit të Evropës?

-A do të ofronte një zgjidhje integrimi i mëtejshëm në NATO-s dhe BE-së për tensionet në rritje në shtetet e Ballkanit dhe cili mund të jetë roli i Britanisë?

-Si mundet BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të punojnë më afër me Ballkanin Perëndimor për të adresuar çështjet që lidhen me ikjen e trurit në rajon dhe presionet e mëvonshme migratore?

Share This Article