Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka reaguar për vdekjen e Alexei Navalny në burg. Michel shkruan se BE konsideron regjimin rus përgjegjës të vetëm për vdekjen e tij.
“Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë”, shkruan Michel.
Franca bashkohet në ngushëllimet e saj pasi mministri i Jashtëm francez Stéphane Séjourné thotë se Navalny “pagoi me jetën e tij” për “rezistencën e tij ndaj shtypjes ruse”, Mbretëria e Bashkuar, me Sunak që komentoi “lajm i tmerrshëm”; Gjermania, me Scholz- in , “e pagoi guximin me jetën e tij”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bën thirrje Rusisë të japë përgjigje.
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics shkruan se e vrau Kremlini.
“Çfarëdo që mendoni për Navalny si një politikan, ai u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është një fakt dhe është një gjë të dimë për natyrën e vërtetë të regjimit aktual rus.”, shkroi presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics në X.