Dinamikat e fundit në shtëpi dhe debatet e saj të shpeshta me Bardhin duket se e kanë shqetësuar Sarën. Spektaklin e djeshëm, artisti nga Kumanova pati mundësinë të takonte motrën e tij, prej së cilës mori këshilla për lojën por edhe për lidhjen e tij me Sarën.
Ky moment duket se e ka prekur banoren e cila, në një bisedë me Ilnisën mëngjesin e sotëm në dhomën e gjumit, tregon e trishtuar se do të donte që edhe ajo të takonte një prej familjarëve të saj për të mësuar nëse i ka mbajtur ‘porositë’ që ata i kanë dhënë.