ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Nga 5 mln euro, projekti shkoi në 14 milionë euro”- Çlirim Gjata denoncon Belinda Ballukun: SPAK të hetojë! Ujësjellësi i ndërtuar me tuba plastikë

albnews by albnews
23 February, 2024
in Albania
0
“Nga 5 mln euro, projekti shkoi në 14 milionë euro”- Çlirim Gjata denoncon Belinda Ballukun: SPAK të hetojë! Ujësjellësi i ndërtuar me tuba plastikë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çlirim Gjata, anëtar i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ka denoncuar ministren e Infrastrukturës, Belina Balluku, dhe kreun e Bashkisë së Burrelit për abuzime me fondet e ndertimit të ujësjellësin e këtij qyteti.

Sipas Gjatës, edhe pse janë shpenzuar mbi 14 milionë euro, qytetarët e Burrelit nuk kanë ujë në çezmat e tyre, por ujësjellësi është shndërruar na shatërvan.  “Qeverisë së Edi Ramës, superministres Balluku dhe zgjatimeve të tyre korruptive në pushtetin lokal, u kanë shpërthyer ujërat e korrupsionit.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Këto pamje nuk janë shatërvan argëtues por uji i pijshëm i ujësjellësit të qytetit të Burrelit që duhet të ishte në rubinetat e qytetarëve, jo rrugëve.

Ky është i njëjti Ujësjellës, hapja e punimeve të të cilit u inaugurua me të madhe rreth dy vite më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. I njëjti ujësjellës që u kushtoi taksapaguesve 10 milionë euro plus disa milion ekstra për të mbuluar ‘gabimet’, siç ndodh me çdo punë publike që bëhet shkel e shko, sa për publicitet dhe për të vjedhur.

Tenderi u fitua nga kompania ‘LA-OR’ me 99.8% të fondit limit. Kontrata u lidh në shkurt të vitit 2021 më afat përfundimi të punimeve 30 muaj. Që do të thotë punimet duhej të kishin përfunduar në gusht të vitit 2023, që do të thotë se jemi në përfundim të afatit të kontratës.

Ujësjellësi i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë. Ai është ndërtuar me tuba plastikë. 14 milionë euro të shpenzuara por punë”, u shpreh Gjata.

TUBAT JANE PLASTIKE

Sipas demokratit tubat me te cilën është bërë ujësjellësi janë plastike. “Ujësjellësi i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë. Ai është ndërtuar me tuba plastikë. 14 milionë euro të shpenzuara por punë.

Mijëra banorë të Burrelit dhe rrethinave pa ujë të pijshëm, me 14 milion euro të nisura për ujësjellës e të shndërruara në shatërvan.

Kujtojmë se kur Bashkia Mat drejtohej nga Partia Demokratike, në vitin 2014 pushteti lokal kërkoi një investim prej 5 milionë eurosh për këtë Ujësjellës. 8 vite më vonë investimi shkoi nga 12 milionë deri në 14 milionë euro. Trefish më shumë dhe ende pa ujësjellës”, thekson Gjata.

DENONCIMI I ÇLIRIM GJATES

Qeverisë së Edi Ramës, superministres Balluku dhe zgjatimeve të tyre korruptive në pushtetin lokal, u kanë shpërthyer ujërat e korrupsionit.

Këto pamje nuk janë shatërvan argëtues por uji i pijshëm i ujësjellësit të qytetit të Burrelit që duhet të ishte në rubinetat e qytetarëve, jo rrugëve.

Ky është i njëjti Ujësjellës, hapja e punimeve të të cilit u inaugurua me të madhe rreth dy vite më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. I njëjti ujësjellës që u kushtoi taksapaguesve 10 milionë euro plus disa milion ekstra për të mbuluar ‘gabimet’, siç ndodh me çdo punë publike që bëhet shkel e shko, sa për publicitet dhe për të vjedhur.

Tenderi u fitua nga kompania ‘LA-OR’ me 99.8% të fondit limit. Kontrata u lidh në shkurt të vitit 2021 më afat përfundimi të punimeve 30 muaj.

Që do të thotë punimet duhej të kishin përfunduar në gusht të vitit 2023, që do të thotë se jemi në përfundim të afatit të kontratës.

Ujësjellësi i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë. Ai është ndërtuar me tuba plastikë. 14 milionë euro të shpenzuara por punë.

Mijëra banorë të Burrelit dhe rrethinave pa ujë të pijshëm, me 14 milion euro të nisura për ujësjellës e të shndërruara në shatërvan.

Kujtojmë se kur Bashkia Mat drejtohej nga Partia Demokratike, në vitin 2014 pushteti lokal kërkoi një investim prej 5 milionë eurosh për këtë Ujësjellës. 8 vite më vonë investimi shkoi nga 12 milionë deri në 14 milionë euro. Trefish më shumë dhe ende pa ujësjellës.

Këto janë veprat publike të Ballukut, Ramës e gardistit të tyre në Burrel. Për to nuk ka nevojë për denoncime, por vetëm konstatime. Armagedoni i korrupsionit ka shpërthyer nga inceneratori i Tiranës te ujësjellësi i Burrelit, nga zhvatja e Butrintit te kolapsi i koncesioneve në Shëndetësi.

Provat janë në qiell të hapur, SPAK nuk i duhen aftësi hetuese, por vetëm vullnet.

Por SPAKU-n e njohim tashmë. Është një institucion që merret me arkeologji, jo me drejtësi.

Matjanët kanë paguar për ujësjellës, por po marrin një shatërvan. Është spektakli i radhës i qeverisë. Shpenzimet janë, si gjithmonë, të shqiptarëve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result