Damian Gjiknuri del nga SPAK: Është mëse normale të pyetesh për gjëra gjatë punës…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka dalë nga SPAK, pasi ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme. Kur u pyet nga gazetarët, Gjiknuri tha se është normale të pyetet për procedura, që ka ndeshur gjatë punës që ka ushtruar.

Ju lutem, nuk kam shumë për të deklaruar.

Është mëse normale që të japësh shpejgime për ngjarje që ke mësuar gjatë punës që ke kryer. Tani, ju lutem shumë”, u shpreh Gjiknuri.

Kujtojmë se Gjiknuri ka shkuar dhe më herët në SPAK ku është pyetur për fondet Tiranë-Elbasan. SPAK po heton rolin e Gjiknurit në çështjen e inceneratorëve. Në Pc e njërit prej bizneseve të inceneratorëve, Klodian Zoto janë gjetur rezervime në emër të Damian Gjiknurit.

SPAK asokohe i paraqiten këto pretendime për të provuar se Zoto dhe Mërtiri kanë pasur takime me ish-zëvendëskryeminsitrit Arben Ahmetaj dhe Gjiknurin.

Ata janë takuar në Frankfurt me shtetasit Mërtiri dhe Zotot. Sakaq, Gjiknuri ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrë para nga biznesmenët. Emri i zotit Gjiknuri nuk është vendosur në regjistrimeve të hetimeve. Po ashtu Gjiknuri është përfolur dhe për çështjen Mcgonigal.

Share This Article