Plagosen me armë zjarri dy 26-vjeçarë shqiptarë në Itali, të rinjtë emra të njohur për autoritetet. Si paraqitet gjendja e tyre

albnews
By
1 Min Read

Dy të rinj shqiptarë, të dy 26 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në Itali, raporton ANSA

Ngjarja ka ndodhur mes të shtunës 2 dhe të dielës 3 mars në via Casilina, pranë Borgata Finocchio, në periferi të Romës.

Dy shtetas shqiptarë 26-vjeçarë, të dënuar më parë për drogë, janë qëlluar teksa ndodheshin në makinën me të cilin po lëviznin, e cila ishte e marrë me qira.

Policia ka nisur hetim mbi ngjarjen dhe sipas mediave italiane, dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article